Hetohet për korrupsion Kohler, krahu i djathtë i Macron

schedule15:06 - 4 Qershor, 2018

schedule 15:06 - 4 Qershor, 2018

Krahu i djathtë i presidentit francez Makron po hetohet për korrupsion. Sekretari i përgjithshëm i pallatit presidencial akuzohet për ndikim të paligjshëm në procedura zyrtare.

Telashe për presidentin Emmanuel Macron. Prokuroria kombëtare franceze që heton lidhur me krimet financiare ka hapur një hetim për korrupsion ndaj sekretarit të përgjithshëm të Pallatit Elize, Alexis Kohler, krahu i tij i djathtë, një nga personat më të fuqishëm të Francës së drejtuar nga “En Marche”(on marsh). Presidenca thotë se bëhet fjalë për “akuza totalisht të pabaza të lëshuar kundër tij dukshëm për funksionin që ka”.

Sipas asaj që mësohet, Kohler është objektiv i një denoncimi për “kapje të paligjshme interesash” dhe për “trafik ndikimesh” që shoqata antikorrupsion Anticor i ka dërguar Zyrës financiare kombëtare me 1 qershor. Në qendër të çështjes: lidhjet e ngushta mes Kohler dhe kompanisë MSC, një grupim privat italo-zviceran me të cilin Franca ka zhvilluar një sërë negociatash në vitet e fundit, ndërsa funksionari i lartë ka mbuluar detyra kyçe në ministrinë e Ekonomisë.

MSC është një nga klientët më të rëndësishëm të kantierëve detare franceze. Pallati Elize ka marrë shkas nga denoncimi i prezantuar nga shoqata Anticor për “përvetësim të paligjshëm interesash”, “trafik ndikimi dhe korrupsion pasiv” nënvizon se Alexis Kohler do t’i dorëzojë Prokurorisë të gjitha dokumentet që tregojnë se veprimet e tij janë bërë në përputhje me ligjet në të gjithë karrierën e tij profesionale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!