Tirana ia doli të fitonte titullin kampion sezonin e kaluar, i 25-ti në historinë e klubit kryeqytetas. Sulejman Starova analizon ndryshimet e ndodhura te kryeqytetasit dhe vë theksin në emisionin “Pressing” në ABC News, duke deklaruar se Tirana humbi një shans të madh për të dominuar futbollin shqiptar në vijim.
“Tirana e humbi shansin të dilte disa herë rresht kampion. Flasim në letër, pasi mund të jemi gabim. Lojtarët e produktit vendas ishim më të spikaturit. Mund të kishin marrë Bregun, Krasniqin, Mustën dhe Obanor në merkato. Kemi edhe shembullin e Partizanit, që u mor duke marrë lojtarë të huaj, harroi lojtarët më të mirë të kampionatit.
Ata shkuan në vend të gjashtë, e humbën shansin për të dominuar futbollin shqiptar. Tirana e nis garën për titullin në barazim me skuadrat e tjera. Një skuadër që del kampione, i kalon kundërshtarët në aspektin financiar, por duhet përforcuar skuadra“, deklaron Starova. /abcnews.al