Vrasja në Angli e vëllait të modeles shqiptare, tre të arrestuar në Suedi

schedule21:41 - 8 Tetor, 2020

schedule 21:41 - 8 Tetor, 2020

Policia suedeze ka arrestuar tre persona të cilët akuzohen për vrasjen e shqiptarit Flamur Beqiri në Londër në vigjilje të Krishtlindjeve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur viti e kaluar , ku shqiptari 36 vjeçar vëllai i i modeles së famshme Misse Beqiri, është ekzekutuar në sy të gruas dhe fëmijës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ai është vrarë në shtëpinë e tij luksoze, ku jetonte dhe punonte si producent muzikor.

Ndërkohë shqiptari nga Ferizaj para se të futej në rrugën e artit ishte marrë me  çështje droge.

Sipas mediave personat e arrestuar në lidhje me këtë ngjarje janë një 22-vjeçar, një 31-vjeçar dhe një 33-vjeçar.

Ndrkaq më herët në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar edhe një kikbokser 23-vjeçar, Anis Fouad Hemissi, i dyshuar si ekzekutor.

Urdhërues i vrasjes mendohet se është kreu i një bande të njohur droge, Amir Faten Mekky, që u arrestua në Dubai në qershor.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!