Akuzat e Soros: Partia e Salvinit financohet nga Putini

schedule13:22 - 4 Qershor, 2018

schedule 13:22 - 4 Qershor, 2018

Filantropi Soros ka akuzuar minsitrin e ri të brendshëm të Italisë njëkohësisht liderin e Legës, Salvini, se partia e tij financohet nga presidenti rus Vladimir Putin. Akuza këto që janë përgënjeshtruar menjëherë nga Salvini.

Një nga financierët më të njohur dhe prej kohësh një nga njerzit më të pasur në botë, por dhe mbështetës i “Iniciativa Politike Liberale” në Europën Lindore, Xhorxh Soros u shpreh shumë i shqetësuar për influencën ruse në Europë, por sidomos në qeverinë e re italiane. Shqetësim ky që i shtohet dhe ai për politikat e Donald Trump, që gjykohen si një kërcënim për të gjithë botën por në veçanti për Europën.

Biznesmeni me origjinë hungareze, ndodhet në Trento në ditën e fundit të festivalit për ekonominë, për të marrë pjesë në një debat për të ardhmen e Bashkimit Europian. Ai sulmoi në mënyrë të drejtpërdrejtë liderin e Legës, i emëruar prej pak ditësh në një nga ministritë më të rëndësishme të qeverisë Konte si dhe presidentin amerikan. Ai theksoi se nuk e dinte nëse Salvini është financuar apo jo nga Moska, por opinioni publik ka të drejtë të dijë të vërtetën. Por ministri i brendshëm italian reagoi menjëherë duke thënë se nuk kishte marrë asnjë lirë, euro apo rubla nga Rusia. Salvini shtoi se sipas tij Putin është një nga krerët më të mirë të shtetit dhe se ishte një turp që në Itali të vijë dhe të flasë një njeri pa skrupuj si Soros.

Por Soros këmbëngul në bindjen e tij duke u shprehur i shqetësuar për afërsinë e qeverisë italiane me Rusinë, duke theksuar se ky është një qëndrim  mbi të cilin qeveria italiane është dakord pasi dhe ka deklaruar se ishte pro anulimit të sanksioneve kundër Rusisë. Sipas tij Putin po përpiqet të dominojë Europën, por presidenti rus nuk do ta shkatërrojë port a shfrytëzojë pasi ka kapacitet prodhues në një kohë që ekonomia ruse nën drejtimin e Putin mund të shfrytëzojë vetëm materialet bazë dhe njerëzit. Soros përmendi disa herë shqetësimin e tij për marrëdhënien e ngushtë mes Putinit dhe Mateo Salvinit.

Për Europën kërcënimi nuk vjen vetëm nga Lindja, vijoi Soros fjalën e tij. Pasi dhe alateti historik përtej atlantikut kërcënon zhvillimin e kontinentit të vjetër. Ai u shpreh se shpresonte që Trump të zgjasë pak në rolin e presidentit dhe se në zgjedhjet e mes mandatit të jenë demokratët amerikanë ata që do të marrin mazhorancën. Sipas tij, politika e Presidentit Aktual Amerikan është e rrezikshme pasi ai merr vesh shumë pak nga ekonomia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!