Nevoja e Lazio për një mbrojtës, Tare nis bisedimet me nënkampionin e botës

schedule19:43 - 8 Tetor, 2020

schedule 19:43 - 8 Tetor, 2020

Lazio ka nevojë për një përforcim në qendër të mbrojtjes dhe Igli Tare ka piketuar Ezequiel Garay, 33-vjeçarin argjentinas.

Lojtari latin (32 ndeshje me kombëtaren e Argjentinës) është lojtar i lirë prej 1 korrikut, datë kur i dha fund aventurës me Valencian.

Gazzetta dello Sport raporton se drejtori sportiv ka nisur bisedimet me agjentin e Garay, i cili do t’i sjellë eksperiencë mbrojtjes së Inzaghit.

Garay pësoi një dëmtim të rëndë në gju sezonin e kaluar dhe qëndroi 8 muaj jashtë fushave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!