Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

McGregor rikthehet në ring, mësoni datën dhe kundërshtarin e yllit irlandez

schedule12:56 - 9 Tetor, 2020

schedule 12:56 - 9 Tetor, 2020

Conor McGregor do të rikthehet në ring. Ylli i UFC-së ka pranuar ofertën e luftëtarit Dustin Poirier për t’u ndeshur, por ka vetëm një kusht, që të ndeshet brenda këtij viti.

“Përshëndetje Dustin! E pranoj ofertën tënde për t’u ndeshur me ty, por vetëm me një kusht: Që të ndeshemi brenda këtij viti. Jam gati për t’u ndeshur me datë 21 nëntor, ose dhe në muajin dhjetor.

Gjithashtu, do të jap donacion 500 mijë dollarë për kauzën tendë, para që do të transferohet në “Good Fight Foundation” (Fondacioni i ngritur nga Dustin Poirier, që ndihmon fëmijët të merren me sportin e arteve marciale)”, shkroi McGregor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!