Trupat e dy viktimave, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj pritet që të transportohen në morgun e spitalit të Shkodrës. Ata u gjetën pajetë mesditën e sotme në një zonë të pyllëzuar në Malësinë e Madhe, ndërsa autori i krimit, që dyshohet se është Danjel Pepaj është zhdukur duke u arratisur drejt Malit të Zi.
Një dëshmitar që pa trupat e pajetë tregoi për Abc News se dy të rinjtë “ishin masakruar me plumba në pjesë të ndryshme të trupit”. Autori, Danjel Pepaj zbrazi kallashnikovin duke i ekzekutuar në vend kushëririn dhe shokun e tij.
Trupat e pajetë janë gjetur larg njëri tjetrit, ç’ka ngre dyshimet se në momentin që Danjeli ka qëlluar të parin, tjetri tentoi që të largohet, por më kot, pasi disa metra më pas u ekzekutua nga plumbat e kallashnikovit. Tre të rinjtë u konfliktuan për humbjen e 50 kg kanabis në parcelën që po kultivonin. (Lexo ketu kronologjine)/ db/Abcnews.al