U testua pozitiv me COVID, kombëtarja e Zvicrës njofton për gjendjen e Shaqirit

schedule16:12 - 8 Tetor, 2020

schedule 16:12 - 8 Tetor, 2020

Xherdan Shaqiri rezultoi pozitiv me COVID-19 pak ditë më parë dhe nuk luajti në sfidën e Zvicrës kundër kundër Kroacisë mbrëmë, të cilën “Helvetët” e humbën me rezultatin 1-2.

Por sot, Federata Zvicerane e Futbollit, ka treguar rezultatin e testit të dytë të sulmuesit të Liverpool, i cili ka rezultuar negativ. Si pasojë, Xherdan Shaqiri do të grumbullohet me Zvicrën.

28-vjeçari do të udhëtojë me kombëtaren e tij drejt Spanjës, për sfidën e radhës. UEFA ka dhënë dritën jeshile për grumbullimin e Shaqirit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!