Vizita e parë jashtë vendit e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj do të jetë në Tiranë e më pas në Malin e ZI. Pritet që tema kryesore e bisedimeve me homologun e tij malazez të jetë pikërisht demarkacioni mes dy vendeve.
Kryeministri Ramush Haradinajn vizitën e parë jashtë vendit do ta realizojë në Tiranë dhe më pas pritet të vizitojë Podgoricën, ku tema kryesore e bisedimeve pritet të jetë pikërish çështja e demarkacionit të kufirit mes dy vendeve. Pala kosovare shpreson që kjo marrëveshje mund të rinegociohet, ndërsa ajo malazeze e sheh si kapitull të mbyllur
Kjo do të jetë ndër vizitat e para e kreut të qeverisë kosovare jashtë vendit, duke pasur parasysh se ishte pikërisht ai që ka kundërshtuar Marrëveshjen e Demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi, të nënshkruar dy vjet më parë në Vjenë.
Haradinaj në kohën që ishte në opozitë pretendonte se me këtë Marrëveshje të Demarkacionit Kosova humb 8200 hektarë tokë, përderisa kufiri i Kosovës, sipas tij, duhet të jetë në Çakorr.
Vendimi i parë i Haradinaj si kryeministër ishte shkarkimi i Komisionit për Demarkacion me në krye Murat Mehën dhe në vend të tij emëroi ish-deputetin e LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i cili gjithashtu kundërshtonte Marrëveshjen aktuale për demarkacionin me Malin e Zi.
Vizita e parë jashtë vendit e Kryeministrit Kosovar Haradinaj në Tiranë, më pas në Podgoricë
schedule16:08 - 23 Shtator, 2017
schedule 16:08 - 23 Shtator, 2017