Trump refuzon të jetë pjesë e debatit të rradhës me Biden, pasi u vendos të ishte virtual

schedule14:33 - 8 Tetor, 2020

schedule 14:33 - 8 Tetor, 2020

Donald Trump deklaroi se nuk do të marrë pjesë në një debat virtual me të nominuarin demokrat Joe Biden, raporton BBC.

‘Kjo është diçka e papranueshme për ne. Unë e fitova debatin e parë, ‘tha Trump në një intervistë për Fox Business disa minuta pasi Komisioni për Debatet Presidenciale njoftoi se debati do të zhvillohej virtualisht.

“Unë nuk do ta harxhoj kohën time në një debat virtual,” shtoi presidenti.

Komisioni për Debatet Presidenciale deklaroi të enjten në mëngjes, një javë para debatit të dytë presidencial në Miami, se debati i ardhshëm presidencial mes Donald Trump dhe Joe Biden, do të mbahej virtualisht. Trump tha se komisioni nuk e informoi atë se debati do të zhvillohej virtualisht para se të bënte publik njoftimin.

Presidenti u diagnostikua me koronavirus një javë më parë dhe pavarësisht infektimit me Covid-19, ai deklaroi se do të merrte pjesë në debatin presidencial.

Biden, nga ana tjetër  tha se ai nuk do të pranonte të ishte pjesë e debatit për sa kohë që presidenti  ishte ende i sëmurë. Presidenti  njoftoi të enjten se rezultoi pozitiv me Covid-19 ndërsa të premten ai u shtrua në spital. Trump qëndroi 3 ditë në spital  dhe doli nga spitali të hënën.

Sipas burimeve ai  ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!