Vala e dytë e koronavirusit “arrin” në Evropë, vendet raportojnë rritje të rasteve

schedule13:14 - 8 Tetor, 2020

schedule 13:14 - 8 Tetor, 2020

Vala e dytë e koronavirusit në Evropë po bëhet gjithnjë e më e dukshme. Rastet po vijojnë të shtohen me shpejtësi ndërsa drejtuesit e vendeve përpiqen që të vendosin masa të reja për të kontrolluar përhapjen dhe për të parandaluar vendosjen e një karantine totale.

Gjermania, e parë gjerësisht si një nga vendet që pati përgjigjet më të mira ndaj virusit në botë, raportoi më shumë se 4,000 raste të reja me koronavirus të enjten. Një rritje kjo prej 40 përqind krahasuar me totalin e një dite më parë dhe shifrën më të lartë që nga prilli.

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn pranoi se rritja e rasteve është “shqetësuese”, edhe pse janë vendosur kufizime në zonat me rrezik të lartë ku baret dhe restorante janë të detyruar të mbyllen në orën 11:00 dhe vendosjen kufizimeve për udhëtime.

Ndërkohë Franca, që ka vendosur kufizime të ngjashme, raportoi 18,746 raste të reja të mërkurën, shifra më e lartë një-ditore e regjistruar deri më tani.

Edhe në Itali po vihet re një rritje e konsiderueshme e numrit të të infektuarve, ndërsa të mërkurën u raportuan 3.678 raste të reja, bilanci më i lartë  një ditor që nga mesi i prillit.

Megjithatë, analistët theksojnë se shifrat që raportohen tani nuk janë të krahasueshme me ato në fillim të pandemisë, pasi testimi tani është shumë më i përhapur. Kjo domethënë se rastet që më parë nuk raportoheshin tani po regjistrohen në shifrat totale. s.b/abcnews.al/