Ish-zv.drejtori i OFL-së Artan Shkëmbi ka anikuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin e tij nga detyra.
Avokati Artan Broci shprehet se vendimi i shkallës së parë është i paarsyetuar, kështu që i mbetet apelit që të japë vendimin final nëse Shkëmbi duhet pezulluar apo jo nga detyra.
Shkëmbi u pezullua nga detyra nga Ardi Veliu, pasi ishte nën hetim nga SPAK, ndërsa u akuzua për nxjerrje të sekretit hetimor.
Ishte një informacion i konsideruar si “top sekret” i ardhur nga Gjermania që “dogji” kreun e OFL.
Autoritetet gjermane kanë kërkuar informacion në lidhje me një grup të trafikut të kokainës, por që sipas tyre në lidhje me këtë kërkesë ishte vënë në dijeni vetë grupi kriminal.
Gjermanët pretendojnë se ishte Shkëmbi ai që dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni grupin e trafikantëve shqiptarë përmes një platforme chati të kriptuar.
Burimet thonë për abcneës.al se përveç sistemit TIMS të dhënat janë kërkuar edhe me programin “Deep see”, i cili është program që mund të kërkojnë informacione sekrete vetëm zyrtarët e lartë të policisë.
Ndërkohë, mësohet se përveç Artan Shkëmbit, SPAK ka kërkuar të dhëna edhe për dy oficerë të tjerë në Policinë e Shtetit si të dyshuar të përfshirë në nxjerrjen e sekretit hetimor. /abcnews.al