Zyra e shtypit të Presidentit të SHBA-së, njoftoi se Donald Trump është në Zyrën Ovale duke vijuar punën. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë u tha gazetarëve se presidenti po informohet rreth gjendjes mbi pandeminë dhe uraganin Delta.
Gjendja e presidentit amerikan Donald Trump i infektuar me Covid është e stabilizuar.
Mjeku i presidentit Sean Conley tha se Trump kishte krijuar edhe antitrupa kundër COVID-19 dhe se nuk kishte nevojë për oksigjen, që kur u dërgua në spital.
Mediat e huaja bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit Trump nuk ka shfaqur simptoma të COVID-19./ db/Abcnews.al


