“Më pëlqen të luaj në Itali”, kampioni i botës flet troç rreth së ardhmes

schedule20:43 - 7 Tetor, 2020

schedule 20:43 - 7 Tetor, 2020

Emri i Oliver Giroud është lidhur shumë me Serie A. Në fillim e tentoi Interi, më pas Lazio, teksa pati një interesim edhe nga kampionët e Juventusit.

Sulmuesi francez rinovoi në majin e këtij viti kontratën me Chelsea për një tjetër vit dhe këtë sezon numëron vetëm 17 minuta aktivizim deri tani.

Kampioni i botës ka folur rreth së ardhmes në një prononcim për RMC Sport, ku ndër të tjera shprehet: “Nuk e përjashtoj mundësinë të nis një aventurë të re në një kampionat tjetër.

Do të isha i lumtur ta bëjë diçka të tillë, shpresoj që fiziku im të më lejojë ta realizoj. Do të më pëlqente të luajë në SHBA ose Itali. Kam pasur shumë oferta nga Serie A“, deklaron 34-vjeçari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!