Italia luan kundër Moldavisë dhe trajneri i axurrëve, Roberto Mancini, ka folur në konferencë për shtyp para kësaj sfide. Sipas tij, në këtë takim nuk lejohen gabime, si dhe shpjegoi disa nga zgjedhjet e tij për lojtarët e grumbulluar.
“Kjo ndaj Moldavisë është një ndeshje ku nuk lejohen gabimet. Kemi fituar 8-9 vende në renditjen UEFA dhe duam të rikuperojmë edhe të tjera pozicione, që mund të rezultojnë të dobishme në shortin për kualifikueset e Botërorit në Katar.
Do të hedh në fushë një ekip ndryshe nga ai që keni parë në ndeshjet e fundit. Hapësirë do të kenë ata që kanë luajtur më pak. Edhe Caputo është një prej tyre, ndonëse në fillim e grumbullova, pasi di në mënyrë perfekte të shërbejë birrat (qesh).
Juve-Napoli? Zoti Speranca të bëjë kujdes dhe të mendohet mirë përpara se të flasë. Për çdo italian, sporti është një e drejtë legjitime ashtu si edhe arsimi. Nuk po na fal askush asgjë, kjo është një e drejtë jona. Sporti në Itali meriton përparësi sepse praktikohet nga miliona njerëz të çdo lloj moshe”, përfundoi strategu i Italisë./abcnews.al