Giuseppe Petriccione , 46-vjeçari i akuzuar si bashkëpunëtor për vrasjen e një të riu shqiptar në Britaninë e Madhe në një sulm brutal, pretendon se përgjegjës për këtë ngjarje ishte shoku i tij i dhomës. Giuseppe Petriccione mohon të ketë përfshirje në vrasjen e Serxhio Markut në Stafford Road.
Petriccione, 46 vjeç jetonte me Francesco D’Agostino dhe dy kuzhinierët, me të cilët punonte në Donatello në Brighton, dhe kishin blerë kokainë nga viktima.
21-vjeçari shqiptar pësoi dëmtime të shumta gjatë një incidenti në banesë në orët e para të 11 shtatorit të vitit të kaluar dhe vdiq gjatë rrugës për në spital. Petriccione dhe D’Agostino akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e të riut shqiptar.
Ata kishin kokainë prej tij një natë para ngjarjes dhe Marku ishte kthyer natën për të sjellë sërish lëndë narkotike. Por Petriccione mohon çdo përfshirje në vrasjen e tij. Gjatë marrjes në pyetje ai u tha oficerëve: “Unë nuk e njihja viktimën. Po përpiqesha t’i ndaja. Ata po përlesheshin ”
Petriccione, nga Arienzo, Itali, tha shoku i tij i dhomës dhe Marku u përleshën duke përdorur thika dhe shtangë. “E di që tingëllon absurde, por e urrej dhunën, kam frikë prej saj. Të dy ishin të mbuluar me gjak, ata më shtynë mënjanë. Unë isha personi që u përpoqa t’i ndaj. Unë pashë disa veprime therëse, kisha frikë. Ata po flisnin në anglisht dhe unë nuk mund ta kuptoja”, tha ai.
Policia e pyeti Petriccione pse ishte i mbuluar me gjak dhe më pas ishte përpjekur ta lante atë. Ai tha: Thjesht po më shqetësonte. Unë jam një person paqësor .
Petriccione pretendon se shoku i tij tha se Marku i kishte kërcënuar dhe kjo ishte bërë shkak për sherrin mes tij dhe autorit. Ashtu si Petriccione edhe D’Agostino, 45 vjeç, nga Stafford Road, synon të fajësojë shokun e tij për vrasjen e 21-vjeçarit shqiptar./mv. abcnews.al