Miqësoret/ Triumf brenda familjes për Laçin, fitore me “poker” për Dinamon

schedule15:58 - 7 Tetor, 2020

schedule 15:58 - 7 Tetor, 2020

Laçi ka zgjedhur të luajë një miqësore brenda familjes ditën e sotme. Djemtë e Armando Cungut janë përballur me ekipin U21, që drejtohet nga i mirënjohuri Stavri Nica.

7-0 për ekipin e parë ka përfunduar takimi i luajtur në Pezë-Helmes. Tri gola ka shënuar Kyrian Nwabueze, bomberi i ekipit kurbinas.

Rrjeta e parë si bardhezi për Emiljano Mustën e ardhur nga Kukësi, teksa golat e tjerë u shënuan nga Regi Lushkja, Fatmir Prenga dhe Donald Rapo.

Në fushë ka zbritur edhe Dinamo. Kryeqytetasit janë ndeshur me Orikun, sfidë që e kanë fituar 4-0 falë dygolëshit të Djidjiwas dhe realizimeve të italianit Pontrelli dhe Ardit Jaupajt. /abcnews.al

Miqësoret
Laçi-Laçi U21 7-0
(Nwabueze 3x, Lushkja, Musta, Prenga, Rapo)
Dinamo-Oriku 4-0
(Djidjiwa 2x, Pontrelli, Jaupaj)