Rritja e rasteve më Covid, në Bruksel mbyllen për një muaj kafenetë

schedule16:12 - 7 Tetor, 2020

schedule 16:12 - 7 Tetor, 2020

Baret dhe kafenetë në Bruksel do të detyrohen të mbyllen për një muaj nga e enjtja, tha qeveria rajonale të mërkurën pasi kryeqyteti belg shënoi një rritje të shpejtë të rasteve me Covid-19.

Brukseli është i dyti pas Madridit midis 27 kryeqyteteve të Bashkimit Evropian, thanë autoritetet shëndetësore belge të mërkurën, me 502 raste koronavirus për 100,000 banorë gjatë dy javëve të fundit.

Rudi Vervoort, Kryeministri i rajonit të Brukselit, tha në një konferencë për shtyp se baret dhe kafenetë do të mbyllen për një muaj nga e enjtja, edhe nëse ata do të shesin vetëm çaj ose kafe, duke pasqyruar veprimet e marra të martën në Paris.

“Shërbimi i alkoolit nuk është kriteri këtu,” tha ai.

Autoritetet do të vendosin në një takim tjetër të Premten nëse dhe si t’i mbajnë shkollat ​​dhe universitetet të hapura, shkruan Reuters, përcjell abcnews.al.

Qeveria belge shtrëngoi masat kombëtare të martën, duke përfshirë mbylljen e bareve në orën 11.00 dhe kufizimin e grupeve shoqërore në jo më shumë se katër persona të ftuar brenda një shtëpie, të ulur në një tavolinë të vetme kafeneje ose të mbledhur jashtë.

Në Bruksel, qytetarëve gjithashtu do t’u ndalohet pirja e alkoolit në ambiente të jashtme. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!