Turqia ka dërguar 1500 luftëtarë sirianë në Azerbajxhan për të luftuar në Nagorno-Karabak, sipas Foreign Policy.
Pas një misioni në Siri për të mbrojtur interesat turke në Libi, luftëtarët e Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA), të përbërë nga grupe të armatosura dhe të mbështetura nga opozita, janë kthyer në Siri për të mbështetur Azerbajxhanin.
Turqia i ka dhënë mbështetje pa kushte Azerbajxhanit, duke thënë se në këtë formë po i pengon forcat armene në rajon. Sidoqoftë, si Turqia ashtu edhe Azerbajxhani kanë mohuar akuzat nga Franca, Rusia dhe Irani se Ankaraja po dërgon mercenarë sirianë në Azerbajxhan.
Zyrtarët turq gjithashtu thanë, duke ofruar prova, se militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) po ndihmonin Armeninë.
Foreign Policy raportoi se luftëtarët e parë të SNA-s u transferuan në Turqinë jugore në fund të shtatorit, përpara se të shkonin në Azerbajxhan më 25 shtator. Komandantët e SNA-s arritën më herët për të eksploruar rajonin dhe për të koordinuar vendosjen e trupave.
Luftëtarëve u ishte thënë se kryesisht do të vendosen në pikat e kontrollit përgjatë kufirit, por në vend të kësaj, me një mbështetje të vogël nga forcat Azerbajxhanase, ata u përfshinë në konflikte të drejtpërdrejta me armenët.
Sipas burimeve, luftëtarët sirianë, janë të pakënaqur me situatën në Azerbajxhan dhe se gjendja e tyre psikologjike është rënduar edhe më shumë pas luftëtarëve të vrarë./abcnews.al