Sfilata e Rihannës për linjën e saj Savage x Fenty shkaktoi reagime të shumta në rrjet, për shkak të këngës “Doom”. Disa fansa myslimanë akuzuan Rihannën për mosrespektim të fesë së tyre pas sfilatës, e cila u zhvillua në Los Angeles pak ditë më parë.
Kënga e publikuar pak vite më parë përmban tekste të shenjta islamike. “Hadithi” konsiderohet jashtëzakonisht i shenjtë nga myslimanët pasi përmban thënie të Profetit Muhamed. Një ndjekës shkroi: “Si mysliman, unë jam shumë i ofenduar, kjo është përtej fjalëve … është e turpshme dhe patetike.”
Pas kësaj, diva e muzikës ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, duke kërkuar falje publike. Këngëtarja tha se ekipi i saj do të “sigurohet që asgjë e tillë të mos ndodhë më kurrë”, dhe falënderoi fansat për mirëkuptimin e tyre.
“Dua të falenderoj komunitetin mysliman të cilët i dhanë rëndësi një gabimi që u bë pa qëllim dhe ishte ofendues në shfaqjen tonë Savage x Fenty. Do doja të kërkoja falje për këtë gabim të pakujdesshëm. Ne e kuptojmë që kemi lënduar shumë nga vëllezërit dhe motrat tona myslimane dhe jam totalisht e zhgënjeyer nga kjo.“, theksoi Rihanna. xh.d/abcnews.al