Gjykata e Apelit në Athinë e shpalli ditën e sotme “Agimi i Artë” një organizatë kriminale. Me këtë vendim kanë nisur edhe trazirat në kryeqytetin grek.
Dhjetëra dënime, mes tyre 16 për vrasje, u dhanë sot, ndërsa në gjyq ishte e pranishme dhe Magda Fyssa, nëna e këngëtarit dhe reperit Pavlos Fyssa, që u vra nga anëtarë të organizatës dhe ishte prova kryesore për Gjykatën.
Lexo edhe: Agimi i Artë shpallet organizatë kriminale, shpërthejnë trazirat para gjykatës në Athinë
Pas vendimit, ajo ka dalë duke me sytë nga lart duke thirrur me zë të lartë ” Pavlos e bëri… Djali im. Kam pasur të drejtë, kam humbur një fëmijë, por kam fituar të gjithë fëmijët e botës. Paul është gjallë, shtypi nazistët”.
Nga ana tjetër, mbështetësit e organizatës kanë hedhur molotov ndaj policisë greke si dhe kanë shkaktuar trazira. Edhe para Gjykatës u hodh molotov. /abcnews.al/