“Hazard ishte pranë Tottenham, pengesë u bë triumfi i Chelsea në Champions”

schedule12:15 - 7 Tetor, 2020

schedule 12:15 - 7 Tetor, 2020

Sulmuesi i Real Madrid, Eden Hazard, mund të kishte qenë një lojtar i Tottenham dhe jo i Chelsea. Këtë fakt e konfirmon ish-trajneri i “Spurs”, Harry Redknapp. Anglezi ishte i ftuar në studion e “Sky Sport News”, ku së bashku me analistë të tjerë po ndiqnin orët e fundit të merkatos.

“Kur drejtoja Tottenham isha shumë pranë firmës me Eden Hazard. Asaj kohe ai kërkonte të transferohej tek ne, por kushti i tij ishte se kërkonte të luante në Champions League.

Atë sezon ne e mbyllëm kampionatin në vendin e katërt, por ishte Chelsea që hyri në grupe edhe pse u renditën në vendin e gjashtë. Blutë e Londrës arritën të fitonin Champions kundër Bayernit dhe si pasojë Hazard zgjodhi ata dhe jo ne,” zbulon 73-vjeçari.

 

Belgu shkëlqeu me Lillë në atë kohë dhe më pas zgjodhi kalimin në radhët e Chelsea. Më pas historia dihet dhe Hazard tashmë luan për Real Madridin. Edhe pse ky është sezoni i dytë me madrilenët, ai numëron vetëm 16 ndeshje për shkak të dëmtimeve të shpeshta. /abcnews.al