Është arrestuar në Itali shtetasi shqiptar me inicialet A.V. 33 vjeçarit iu sekuestruan 2 kilogramë kokainë dhe 60 mijë euro. Ai jetonte prej vitesh në Macerata ku ka në pronësi dhe një restorant policia italiane arrestoi një 33 vjeçar shqiptar në Macerata, pasi në banesë iu gjetën rreth 2 kilogramë kokainë. Policia i sekuestroi gjithashtu dhe 60 mijë euro cash, shumë që mendohet të jetë fituar nga shitja e drogës. 33 vjecari ishte sinjalizuar tek forcat e rendit nga disa banorë të zonës. Shqiptari, të cilit mediat italiane i kanë publikuar vetëm inicialet A.V. jetonte prej vitesh prej vitesh në Macerata ku kishte në pronësi dhe një restorant – piceri. Në kohën e arrestimit ai gjendej në një lokal. Burime nga policia bënë të ditur se paratë ai i mbante fshehur brenda dyshekut. /abcnews.al
Arrestohet 33 vjeçari shqiptar në Itali, i sekuestrohen 2 kg kokainë
schedule14:32 - 2 Qershor, 2018
schedule 14:32 - 2 Qershor, 2018