Rama në Elbasan/ Policia nuk lejon protestën e demokratëve

schedule12:56 - 2 Qershor, 2018

schedule 12:56 - 2 Qershor, 2018

Kryeministri Edi Rama është pritur me parrulla kundër tij e qeverisë  në Elbasan  e Cërrik ku ndodhet për të zhvilluar turin e radhës së llogaridhënies publike. Por policia nuk  ka lejuar tubimin e organizuar nga të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Llogaridhënien e artikuluar nga Kryeministri Edi Rama e kuptojnë ndryshe demokratët e Elbasanit.

Me parrulla në duar dolën ta presin në rrugën ku ata ishin informuar se do të kalonte kreu i qeverisë. Por policia nuk ishte dakort.

Ndalesë i bënë edhe punonjësit e gardës.

Për deputetin  e Partisë Demokratike të Luciano Boçi kryeministri Edi Rama nuk është i mirëpritur në Elbasan jo vetëm për inceneratorët që e kanë ndotur më shumë qytetin tha ai por edhe për hapjen e një panairi pune të cilin ai e quan tallje me elbasanllinjtë.

Të rinjtë demokratë kanë vazhduar të hedhin parrulla kundër qeverisë edhe në takimin që kryeministri zhvilloi në Cërrik.

Përgjigjen ua dha kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla

Balla tha se socialistët janë të hapur ti mirëpresin në sallën e kuvendit për të debatuar e për të gjetur zgjidhje por është opozita që ka zgjedhur facebookun tha ai në vend të përballjes me argumenta. /abcnews.al