Kandidati demokrat për President Joe Biden i ka bërë thirrje administratës Trump që të bëjë presion ndaj Turqisë që të përmbahet nga veprimet provokuese kundër Greqisë pas konfliktit për çështjen e detit në Mesdhe.
Joe Biden gjithashtu tha se ai mbështeste përpjekjet e NATO-s për të zbutur tensionet midis Greqisë dhe Turqisë dhe se marrëveshjet për të ngritur një mekanizëm ushtarak për de-përshkallëzim dhe rifillimin e bisedimeve diplomatike ishin “hapa në drejtimin e duhur“.
“Administrata e Trump duhet të bëjë presion ndaj Turqisë që të përmbahet nga veprimet e mëtejshme provokuese në rajon kundër Greqisë” tha Biden në një deklaratë.
“Unë gjithashtu i bëj thirrje Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan të kthejë vendimin e tij të fundit për ta kthyer Hagia Sophia në xhami” tha ai. / db/Abcnews.al