Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Një ditë pasi doli nga spitali, mjeku i Trump tregon detaje për shëndetin e Presidentit  

schedule20:15 - 6 Tetor, 2020

schedule 20:15 - 6 Tetor, 2020

Presidenti i SHBA, Donald Trump po bëhet “jashtëzakonisht mirë” dhe nuk raporton asnjë simptomë të COVID-19, një ditë pasi doli nga spitali, tha mjeku i tij në një deklaratë të martën.

Sean Conley, komandant i Marinës, tha se një ekip mjekësh u takuan me presidentin të martën në mëngjes.

“Ai kaloi një natë të parë të qetë në shtëpi dhe sot nuk raporton asnjë simptomë. Shenjat vitale dhe ekzaminimi fizik mbeten të qëndrueshme,” tha ai në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.



LEXO EDHE: Rikthimi i Trump ndez debate: Pa maskë, pa karantinë dhe “i patrembur nga virusi

“Në përgjithësi ai vazhdon të bëhet jashtëzakonisht mirë”, shtoi mjeku.

Mbrëmjen e 6 tetorit, presidenti amerikan i sëmurë me Covid-19, la qendrën spitalore ushtarake Walter Reed dhe u transferua në Shtëpinë e Bardhë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!