Drejtuesi i “Lëvizjes Evropiane”, Gledis Gjipali në një bisedë me gazetarin Endri Xhafo në Abc News deklaroi se Komisioni Evropian me progres raportin e publikuar sot ka dhënë një vlerësim mjaft të mirë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave.
“Raporti është pozitiv i KE-së për Shqipërinë, kjo duket edhe në komunikimin e përgjithshëm që ka bërë. KE është përpjekur për të vënë në krahasim të gjitha vendet në fushat kryesore. Pothuajse në të gjitha fushat, Shqipëria ka nota pozitive.
Në rajon është një raport shumë pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Hap dritën jeshile, pothuajse, pasi ka vetëm një çështje që duhet përmbushur, gjykata Kushtetuese, do të bëjë të mundur hapin e radhës, konferencën ndërqeveritare” tha ai./db/Abcnews.al