Del në gjyq 30 vjeçarja shqiptare që vrau me thikë vogëlushen britanike

schedule11:10 - 6 Tetor, 2020

schedule 11:10 - 6 Tetor, 2020

Një grua shqiptare është akuzuar për vrasjen e një 7 vjeçareje me thikë në festën e “Ditës së  nënës”. Eltiona Skana  goditi me thikë 7- vjeçaren para prindërve të saj në Bolton, Greater Manchester ndërsa vogëlushja po luante në park, raporton Daily Mail.

 

Sipas të dhënave nga hetimi, Emily u godit më thikë në qafë nga një grua e cila ishte ulur në  stol ndërsa vajza po kalonte pranë saj. Skana u arrestua menjëherë pas sulmit tronditës, transmeton abcnews.al

 

Urgjenca mbërriti në vendin e ngjarjes në Queen’s Park në Bolton rreth orës 2.35 pasdite të dielën, 22 Mars. Emily u dërgua me urgjencë në Spitalin Royal Salford por u shpall e vdekur në 3.56 pasdite pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

 

Në seancën e parë dëgjimore, Skana nuk tha asnjë fjalë. Babai i Emily Mark Jones ishte i pranishëm në gjykatë për seancën.

Ndërkohë seanca tjetër dëgjimore është caktuar në  6 nëntor. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!