Koronavirusi godet sërish Serie A. Këte herë është Presidenti i Lega Serie A, Paolo Dal Pino, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ka qenë vetë Liga që ka konfirmuar lajmin si dhe ka shpjeguar më tepër rreth gjendjes së tij shëndetsore.
“Lega Serie A njofton se Presidenti Paolo Dal Pino ka rezultuar pozitiv në testin e kryer në ditën e djeshme. Fatmirësisht ai është asimptomatik dhe është izoluar në shtëpi, duke ndjekur me kujdes protokollin mjeksëor,” shkruhet në njoftimin zyrtar.
Kujtojmë që në kampionatin italian janë shtyrë dy ndeshje për shkak të rasteve me Koronavirus në skuadrat e Serie A. Konkretisht Genoa-Torino dhe Juventus-Napoli janë sfidat të cilat janë shtyrë për një datë tjetër. /abcnews.al