Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Gjykatës së shkallës së parë të Tiranës.
Gjyqtari Neritan Cena nuk e kaloi dot vettingun.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori sot vendim për shkarkimin e tij pasi u gjetën probleme me pasurinë e tij.
Sipas KPK u gjetën transaksione të shumta në dhurata, dhe hua nga persona të lidhur me të, si dhe shitje në së paku dy raste të makinave të ndryshme me çmime më të larta sesa çmimet e blerjes.
N.D./abcnews.al

