Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë Durrës. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, të cilat kanë pësuar dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe menaxhimin e trafikut.
“Në datë 05.10.2020, rreth orës 22:00, në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Sukthit, janë përfshirë në aksident rrugor, një mjet me drejtues shtetasin A.K., dhe një mjet me drejtues shtetasin A.V., si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe menaxhimin e trafikut”, njofton policia./mv. abcnews.al