Vijon telenovela Shullazi, sot u shty, nesër sërish në apel kundër izolimit në regjimin “41-bis”

schedule21:36 - 5 Tetor, 2020

schedule 21:36 - 5 Tetor, 2020

Vijon prej dy vitesh telenovela “Shullazi” në gjykatën e Apelit. Sot është shtyrë për të disatën herë procesi gjyqësor, pasi nuk janë paraqitur avokatët. Në apel Emiljano Shullazi dhe grupi i tij kundërshtojnë vendimin e shkallës së parë. Seanca e radhës është caktuar në 19 tetor.

Në nëntor 2018 Emiljano Shullazi u dënua me 14 vite burg për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal, Gilmando Dani 12 vite, Indrit Qyqja 10 vite, Indrit Zela 10 vite dhe Blerim Shullazi 9 vite burg, raporton gazetarja e Abc News Glidona Daci.

E ndërsa sot u shty seanca për dënimin, nesër do të zhvillohet një tjetër për grupin e Shullazit, që këtë herë lidhet me izolimin në sistemin “41-bis”. Emiljano Shullazi dhe grupi i tij kanë apeluar vendimin për izolimin në regjimin e posaçëm ku ndodhen aktualisht me argumentin se procesi gjyqësor ndaj tyre nuk ka përfunduar dhe se futja e tyre në sistemin “41-bis” mund të ndikojë te vendimi i apelit./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!