Nuk ka surpriza në Vlorë në garën brenda PD-së për emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm. Baza ka konfirmuar 19 emrat që ishin në listë. Në votim morën pjesë 892 nga 1500 anëtarë me të drejtë vote për kandidatet e PD në Vlorë, pra rreth 62%. Mes kandidatëve në Vlorë është edhe ish-kreu i KLSH-së Bujar Leskaj.
Dega e PD-së në Vlorë theksoi pas përfundimit të procesit se “Procesi i brendshëm përfundoi! Demokratët e Vlorës janë bashkë dhe në aleancë edhe me qytetarët e ndershëm të Vlorës do të mundin të keqen dhe do ti sigurojnë fitoren e thellë Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit 2020”.
LISTA E PLOTE
1. Alta Haluci
2. Atird Hoxha
3. Bujar Leskaj
4. Edmond Fetahu
5. Eneida Vera
6. Eremal Arapi
7. Fation Veizaj
8. Hysni Sharra
9. Ilva Lamaj
10. Juliana Xhindoli
11. Kreshnik Alimerko
12. Liljana Elmazi
13. Lorenc Danaj
14. Martin Gega
15. Nada Daullja
16. Nadire Meçorapaj
17. Piro Ahmetaj
18. Saemira Shaska
19. Vullnet Karalliu
Edhe në Selenicë janë konfirmuar kandidatët.
LISTA
Leonard Rakipaj
Perparim Shametaj
Gezim Ademi
Arjen Grabova
Rezarta Beqiraj
Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. “Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.
Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike” sqaron PD-ja.
db/Abcnews.al

