Diogo Dalot është afrimi më i fundit i Milanit këtë merkato, me mbrojtësin që u transferua nga Manchester United në formë huazimi. Anësori portugez tha dhe fjlaët e para si milanist, ku u shpreh: “Të bëhesha lojtar i Milanit ka qenë gjithmonë një ëndërr. Që kur ishim të rinj jemi rritur duke parë fitoret e mëdha të Milanit dhe të jesh pjesë e kësaj skuadre është një nder i madh për mua.
Mendoj se marrëdhënia me familjen time është gjithçka për mua. Pa ata nuk do të isha ai që jam tani. Të jem në gjendje të kem këtë ndihmë për tu rritur dhe t’i kem pranë është dëshira ime dhe do të përpiqem t’i mbaj afër meje. Fantastike të kesh këtë mbështetje.
Kur shikon Milanin mendon për historinë, trofetë, ndeshjet dhe kampionatet që ata kanë fituar. Dhe është vërtet bukur për mua sepse gjithmonë kam ëndërruar të jem pjesë e një klubi që lufton dhe përpiqet të tojë gjithçka, çdo ndeshje të vetme. Për mua, Milani është një nga skuadrat më të mira në botë dhe është fantastike të jem këtu. Mendoj se futbolli italian është shumë i veçantë. Një futboll shumë magjepsës”, u shpreh Dalot./abcnews.al