Ka shkuar në 400 numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se katër persona kanë humbur jetën dhe 144 të tjera janë konfirmuar pozitiv me Covid.
Sipas ministrisë kanë humbur jetën mjeku 72 vjeçar nga Skrapari, një 62 vjeçar nga Fieri dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 78 vjeçar dhe një 79 vjeçare, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ndër të tjera ministria bën me dije se në javën e 40 të pandemisë, epidemia është paraqitur me nje trend të lehtë të pozitivitetit krahasuar me javën e 39 me një mesatare ditore prej 145,5 raste. Ndërsa incidenca javore është 35.6 raste/ 1 milion banorë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (5 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 144
Të shëruar ne 24 orë 150
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 912
Testime totale 93021
Raste pozitive 14,410
Raste të shëruara 8,825
Raste Aktive 5,185
Humbje jete 400
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2695
Durrës 555
Shkodër 398
Lezhë 262
Korçë 242
Elbasan 236
Fier 225
Vlorë 184
Kukës 132
Berat 114
Dibër 80
Gjirokastër 62. e.su/abcnews.al



