India dhe Kina i kanë grumbulluar asetet e tyre ushtarake përgjatë kufirit Ladakh, ndërsa në të njëjtën kohë janë zhvilluar bisedime të nivelit të lartë për të ulur tensionet në rajon.
Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të paqes dhe qetësisë, me kalimin e Linjës së Kontrollit Aktual, që nga prilli i këtij viti.
Shefi i Forcave Ajrore Indiane, RKS Bhadauria ka theksuar se forcat e vendit janë shumë mirë të pozicionuara për të përballuar me çdo kërcënim të mundshëm. Po ashtu ai shtoi se armatime të fuqishme janë vendosur në të gjitha zonat përkatëse duke marrë parasysh skenarin e sigurisë përgjatë kufirit verior.
Duke folur në një konferencë për shtyp në prag të Ditës së Forcave Ajrore, në 8 Tetor, Bhadauria tha se fuqia ajrore kineze nuk mund t’ia kalojë Indisë ndërsa shtoi se “luftëtarët tanë janë të aftë të qëllojnë të parët, duke goditur thellë dhe fort”. s.b/abcnews.al/