Një adoleshent i guximshëm është ngjitur në malin e tretë më të lartë në Britani, vetëm gjashtë javë pasi iu nënshtrua një operacioni në zemër. 15-vjeçari Harvey Ackerley u ngjit në malin Snowdon me një lartësi prej 1.805 metrash, në më pak se dy muaj pas operacionit që zgjati shtatë orë e gjysmë, sipas Metro.
Adoleshenti u dërgua me urgjencë në spital vitin e kaluar, pasi u zbulua se kishte dy vrima në zemër që nuk ishin zbuluar më parë, ndërsa në gusht të këtij viti ai iu nënshtrua operacionit. “Ndihej sikur ishte një arritje e madhe, pasi kalova një javë në spital për të ngjitur një mal gjashtë javë më vonë.”, tha 15-vjeçari.

Pasi mjekët zbuluan dy vrima në zemër, ata kishin frikë se i riu mund të pësonte sulm në zemër para moshës 25 vjeç. Për familjen e tij, ishte një tronditje e madhe pasi ai kishte qenë më parë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishte patur probleme me zemrën.
Duke u ngjitur në Snowdon, Harvey ka ndihmuar në mbledhjen e më shumë se 7 mijë paundëve për Spitalin e Fëmijëve Alder Hey, ku ai u trajtua. “Ngjitja në mal dhe mbledhja e fondeve ishte mënyra ime për t’ua kthyer atë që bënë për mua.” xh.d/abcnews.al


