Ralf Gjoni: Rama e pranoi, kjo që po votohet sot është në dakordësi me Lulzim Bashën

schedule13:36 - 5 Tetor, 2020

schedule 13:36 - 5 Tetor, 2020

Seanca plenare ka vijuar me debate për çështjen e Kodit Zgjedhor.

Deputet Kujtim Gjuzi si edhe Ralf Gjoni e kanë konsideruar fyese përgjigjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë deputeti Ralf Gjoni tha se në seancën e sotme, kryeministri sipas tij pranoi se ligji i cili po kalon është realizuar plotësisht në dakordësi me liderin e opozitës Lulzim Basha.

“Mos na fyeni, kryeministri largohet kur ka replikë me deputetët”, u shpreh Kujtim Gjuzi.

Ndërsa deputeti Ralf Gjoni deklaroi: E pranoi në këtë seancë që ligjin që po kalon sot e ka bërë në dakordësi të plotë me Lul Bashën, tha se nuk e kalon dot pa dakordësinë e tyre që janë jashtë. Pra kjo që voton sot e ka në dakordësi me Lul Bashën. Ndaj Edi Rama këtë që voton sot nuk e bën për Ralfin, por për Lulin , Metën , Monikën…

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!