Deputeti Damian Gjiknuri ka sqaruar debatin e ashpër që pati me deputetin Halit Valterin jashtë ambienteve të Kuvendit, ku ky i fundit tentoi ta qëllonte.
Gjiknuri tha se nuk e ka kërcënuar Valterin.
LEXO edhe: “Më kërcënoi në telefon”, Halit Valteri akuza të rënda Gjiknurit
Sipas tij, deklaratat e Valterit janë qëndrime politike dhe ai nuk kishte për çfarë e kërcënonte kolegun.
“Pse ta kërcënoja, nuk jam këtu për t’u marrë me Valterin, Nuk e di çfarë kërcënimesh ka marrë nga Gjiknuri. Kush është në politikë ka akuza personale. Unë nuk kërcënoj njeri, është e rëndësishme që sot është një ditë e madhe, sepse votohet Kodi i ri Zgjedhor. Ti denoncojë ato që ka”, u shpreh Gjiknuri.
Më herët Valteri deklaroi se Gjiknuri e kishte telefonuar dhe e kishte kërcënuar, kjo gjë provokoi dhe debatin mes tyre.
N.D./abcnews.al

