Audi ka lancuar versionin më të ri elektrik A3 Sportback. Audi A3 me shenjën 40 TFSI e PHEV është mundësuar nga një motor turbo-benzinë me 4 cilindra 1.4 litra që ofron 150 kuaj fuqi.
Mësohet se ai ka një motor elektrik prej 109 kuaj fuqi (80 kw), dhe fuqia totale e kombinuar e sistemit hibrid është 204 kuaj fuqi (150 kw), ndërsa çift rrotullimi maksimal është 350 Nm.
Për shkak të baterisë, vëllimi i bagazhit është zvogëluar me 100 litra, kështu që pronari ka një bagazh prej 280 litrash në dispozicion.
Ajo që është shumë e rëndësishme për modelet PHEV është autonomia e tyre në drejtimin elektrik. Nëse drejtohet vetëm nga një motor elektrik, A3 është në gjendje të përshkojë deri në 66 km, sipas Audi.
Mbushja e baterisë në prizën e shtëpisë zgjat pak më shumë se 4 orë. Audi A3 40 TFSI e PHEV arrin në dyqanet e shitjes deri në fund të vitit.l.k/abcnews.al