Duahnpirja në vendin tonë, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë është përgjegjëse për 1 në 4 vdekje nga sëmundjet kronike. Tek tumoret ndikimi është më i lartë. Mbi 83% të vdekjeve nga kanceri i mushkërive shkak ka konsumin e duhanit. Në ditën botërore kundër duhanit, Ministria e Shëndetësisë paralajmëron forcim të ligjit antiduhan.
Tre herë gjobë më pas mbyllje të aktivitetit. Ndëshkimi do të jetë për lokalet që lejojnë konsumin e duhanit në mjedise të mbyllura. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në ditën botërore kundër duhanit deklaroi se do të forcohen masat kundër duhanpirjes. Në ligj do të përfshihen sanksione edhe për përdorimin e cigares elektrike apo shisha barit.
“Të mbyllen subjektet që gjobiten mbi 3 herë! Një hap tjetër i rëndësishëm që po ndërmarrim lidhet me imazhet fotografike që do të kenë paketat e duhanit edhe në Shqipëri. Brenda muajit Qershor, do të miratohen imazhet e “sëmundjeve të tmerrshme” që do të vendosen në paketat e duhanit dhe brenda vitit nga miratimi, edhe në Shqipëri, si në vendet e BE, imazhet e sëmundjeve të tmershme që shkakon duhanpirja do të jenë në cdo paketë që konsumohet në vendin tonë.’
Duahnpirja, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vendin tonë është përgjegjëse për 1 në 4 vdekje nga sëmundjet kronike. Po kaq humbje jetësh nga sëmundjet kardiovaskulare ka bazë duhanpirjen. Ndërsa për tumoret ndikimi është edhe më i lartë, duke arritur në mbi 83% të vdekjeve nga kanceri i mushkërive.
“Në vendin tonë prevalenca ditore e duhanpirësve është rreth 48% te meshkujt mbi 15 vjeç, por vihet re një tendencë ulje. Ndërsa te gratë, ka një tendencë rritje nga 5 në 10%.”
Në kuadër të masave për të frenuar duhanpirjen ndryshime janë parashikuar dhe në paketën e re fiskale. Nga 110 lekë për paketë që ishte më parë akciza për duhanin shkon në 117 lekë për paketë./abcnews.al