Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Franca raporton 12.565 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

schedule21:14 - 4 Tetor, 2020

schedule 21:14 - 4 Tetor, 2020

Franca raportoi 12.565 infeksione të reja pozitive për koronavirus  gjatë 24 orëve të fundit, duke rënë nga numri i mëparshëm ditor që kishte një rekord të ri.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve që nga fillimi i epidemisë u rrit në 619,190 raste gjithsej, raportoi ministria e shëndetësisë ndërkohë që vendi raportoi gati 17.000 infeksione të reja të ditën e shtunë duke shënuar rekord që prej fillimit të epidemisë.

Numri i vdekjeve ka kapur shifrat e 32.230 raste gjithsej ndërsa në 24 orët e fundit u raportuan 32 humbje jete.



Numri i të shtruarve në spital ishte 4.264 raste të reja gjatë shtatë ditëve të fundit, përfshirë 893 raste në kujdesin intensiv.

Shkalla e testeve pozitive të koronavirusit në Francë vazhdon të rritet, duke arritur në 8.2% të Dielën, nga 7.9% një ditë më parë.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!