Si çdo fundjavë, edhe kësaj radhe futbollistët shqiptarë që u aktivizuan në Europë, ishin të shumtë. Protagonistët kuqezi, nuk munguan…
Në Francë, Arbër Zeneli dhuroi asist për skuadrën e tij Reims, që ndali në transfertë 2-2 ekipin e Rennes, që kryesonte kampionatin Ligue 1.
Në Spanjë, një ndeshje jo për gardianin e Kosovës, Arijanet Muric. Ky i fundit bëri një gafë të pafalshmë në sfidën ndaj Fuenlabrada. Muric ishte fajtor për humbjen e skuadrës së tij Girona me rezultatin 1-0, duke i dhuruar golin ekipit kundërshtar.
Rough start for Muric as Girona lose 1-0 to Fuenlabrada due to his error. pic.twitter.com/Fhqsj7eTqK#MCFC | #GironaFC | #ManCity
— CFG360 (@CFG360) October 4, 2020
Domgjoni dhe Selmani, dy shqiptarët që luajnë në kampionatin turk me Menemespor, kanë humbur 2-1 ndaj Balikersispor, me anë të dy penalltive, ndëras Uzuni luajti 75 minuta në fitoren 2-1 të Ferencvaros kundër Akademia Puskas./abcnews.al