Spezia është kundërshtari i radhës i Milanit në Serie A. Kuqezinjtë e Piolit po përballen në “San Siro” ndaj skuadrës së Ardian Ismajlit dhe 45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura.
Fitorja është objektivi i vetëm i vendasve dhe goli i avantazhit ka ardhur në minutën e 57-të. Kros i Hakan Calhanoglu nga goditja e dënimit dhe finalizim i Rafael Leo.
Rrjeta e parë sezonale e sulmuesit 21-vjeçar dhe gol që afron Milanin me fitoren e tretë në po kaq javë kampionat. /abcnews.al

