43 milionë dollarë për një vit, “Forbes” tregon aktoren më të paguar në botë

schedule19:27 - 4 Tetor, 2020

schedule 19:27 - 4 Tetor, 2020

Sipas renditjes vjetore të revistës prestigjoze “Forbes”, aktorja më e paguar në botë për vitin 2020 është ylli i serialit televiziv “Familja Moderne”, Sofia Vergara.

Me 43 milionë dollarë në dymbëdhjetë muajt e fundit, Vergara, në vendin e dytë vitin e kaluar, ka zënë vendin e parë duke ia kaluar Angelina Jolie (35 milionë) dhe izraelites Gal Gadot (31 milionë).

“Sofia Vergara merr 500 000 dollarë për episod në serilain “Familja Moderne” dhe tani është pjesë e jurisë për “America’s Got Talent”, e cila i siguron asaj të paktën 10 milionë dollarë për sezon, për të mos përmendur kontratat e saj të ndryshme të reklamave”, tha “Forbes”.

Ndërkohë, 10 aktorët më të paguar gjatë së njëjtës periudhë morën më shumë se dyfishin, gati 550 milionë dollarë.

Numri një, Dwayne “The Rock” Johnson mori 87,5 milionë dollarë fitime, sipas renditjes së Forbes për burrat, muajin e kaluar. l.k/abcnews.al