Në takimin e sotëm mes Lazios dhe Interit, Arturo Vidal ishte protagonist, pasi për një episod të tij me Ciro Immobilen, nxorri me karton të kuq bomberin lacial.
Immobile tentoi ta shtyjë Vidalin, i cili i kishte shkuar shumë pranë në momentin që Immobile ishte i shtrirë, por në pakujdesi e sipër, dora e tij shkoi te fytyra e mesfushorit kilen.
Kaq mjaftoi dhe Vidal bëri menjëherë rolin e “viktimës”, duke detyruar gjyqtarin kryesor të sfidës ta nxirrte Immobilen me karton të kuq.
https://twitter.com/DLTsports/status/1312770174441979907
Por kamerat, kanë kapur momentin e Vidal kur mbulon fytyrën me duar, por hedh sytë për të parë nëse kartoni i kuq është akorduar. I njëjti episod si ai i Sergio Busquets kundër Interit në Champions League, disa sezone më parë./abcnews.al