Ngërçi në Këshillin Politik, Bylykbashi: Nenet që miratohen nesër, bien ndesh me rekomandimet e ODIHR

schedule16:18 - 4 Tetor, 2020

schedule 16:18 - 4 Tetor, 2020

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi së bashku me përfaqësuesin e LSI, Petrit Vasilin po mbajnë një konferencë për shtyp nga Selia Blu, në prag të votimit në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Ndër të tjera, Bylykbashi është shprehur se, me këtë akt, Rama ka thyer çdo marrëveshje të mëparshme dhe konsensus, dhe, sipas tij,  e bën këtë për të reduktuar humbjen më 25 prill.

Gjithsesi, Bylybashi shtoi se kreu i qeverisë mund të përdorë çdo truk që të dojë, por kjo nuk “e ndal dot fitoren e opozitës më 25 prill të 2021”.

“Me votimin e nesërm, të bazuar mbi miratimin e njëanshëm, Rama shkatërron marrëveshjen e 14 janarit, konsensusin e Këshillit Politik dhe 5 qershorin. Duke ndërhyrë drejtpërdrejt në elementë të 5 qershorit. U miratuan më 30 qershori, dhe parlamenti i bëri ligj më 23 korrik.

Ndërhyrjet e nesërme do të krijojnë konfuzion, si do të funksionojë sistemi zgjedhor. Bëhet se si Rama të reduktojë humbjen e tij në zgjedhjet e ardhshme. Asnjë truk nuk do të ndalë atë që më 25 prill do te jetë fundi politik, dhe fitoren e opozitës.

Në të gjithë përpjekjen e tij për të thënë që procesi i Reformës që po e përmbyll në mënyrë të njëanshme, është përpjekje për të bërë Këshillin Politik për njëanshmëri të ndryshimeve kushtetuese, po heq mundësinë që partitë të garojnë në koalicion që e mund në 12 qarqe,” u shpreh përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik. /abcnews.al/