Juventus është gati për ndeshjen me Napolin, që me gjasa do të shtyhet. E sigurt është që skuadra e Gattuso nuk do të paraqitet në Torino, pasi është izoluar.
Zielinski dhe Elmas dolën me COVID-19 dhe autoritetet lokale shëndetësore nuk lejuan që Napoli të fluturonte drejt Torinos për ndeshjen e sotme, të programuar prej orës 20:45.
? Our squad list for #JuveNapoli. #FinoAllaFine #ForzaJuve pic.twitter.com/wI4E55DpBK
— JuventusFC (@juventusfcen) October 4, 2020
Lega Calcio ka bërë me dije se programi i ndeshjes nuk do të ndryshojë, por në Federatë thuhet ndryshe. Juventuesi ndërkohë ka publikuar edhe listën e lojtarëve për ndeshjen dhe mes tyre është edhe Giacomo Vrioni. /abcnews.al