Kryeministri Edi Rama reagoi pas deklaratave të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin për Shqipërinë e Madhe.
Rama shprehet se ka një të vërtetë të thjeshtë që nuk do të mund të ndryshohej, ajo që ushtria serbe pushtoi Kosovën dhe jo e kundërta.
Gjithashtu Rama tha se çlirimtarët padyshim ishin në Kosovë, ndërsa kriminelët, ishin ende në Serbi.
Lexo edhe: Platforma e re interaktive, Rama: Çdo anëtar do të japë vlerësim për deputetin e zonës
Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:
“Jam neveritur dje kur kam kuptuar që deklarata e këtij zotërisë nuk ishte meme. Se s’ka mundësia që deklarata e një anëtari qeverie në vitin 2020 të jetë një gojë kaq e shthurur dhe një mendje kaq e errët. Pastaj, kuptova që nuk ishte meme.
Ka edhe një të mirë që ekstremistët shqiptarë në Prishtinë më akuzojnë se po punoj për Jugosllavinë e Madhe, ndërsa ata në Serbi po punoj për Shqipërinë e Madhe.
Presidenti i Serbisë duhet të japë sqarime për këtë çështje.
Unë kam qenë shumë i qartë. Shengeni rajonal është vendosja e 4 kushteve të Bashkimit Evropian.
Kushti i parë është liria e Brukselit ku njerëzit të lëvizin pa ndalesa në kufi. Ne duam ta heqim kufirin edhe me Serbinë, kjo nuk u pëlqen ekstremistëve shqiptarë. Ata synojnë të mbajnë peng të sotme me kthetrat e të shkuarës.
Sa i përket UÇK-së, ata janë çlirimtar dhe jo vrasës. Vrasësit janë në Beograd. Ata nuk e ndryshojnë dot një fakt të thjeshtë; nuk sulmoi Kosova Serbinë. Nuk ishin tanket e Kosovës që hapën rrugën e një ushtrie për të bërë spastrim etnik. Ishin ushtarët e Sllobodan Millosheviçit.
Një ushtri e rregullt e përdorur për përdhunime dhe spastrim etnik. Çlirimtarët janë në Kosovë, kriminelët e asaj lufte janë nën dhe disa dhe mbi dhe disa të tjerë në Beograd”, tha Rama.
/abcnews.al/