“Ngujimi” i Napolit, Lega Serie A vendos për sfidën kundër Juventusit

schedule08:21 - 4 Tetor, 2020

schedule 08:21 - 4 Tetor, 2020

Juventus-Napoli nuk shtyhet dhe ky është vendimi më i fundit që Lega Calcio Serie A ka marrë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. E programuar të zhvillohet sonte prej ortës 20:45, kjo sfidë rrezikon të mos luhet për shkak se te Napoli kanë dalë dy futbollistë me COVID-19.

Piotr Zielinski dhe Eljif Elmas janë infektuar dhe janë izoluar më pas, sikurse edhe një pjesëtar i stafit. Edhe te Juventusi ka të prekur, por jo nga ekip. Gjithsesi në Napoli kanë marrë menjëherë masa për të mos lejuar të ndodhë si me Genoan, ku kanë dalë 22 të infektuar me COVID-19.

Autoriteti shëndetësor ASL ka bllokuar udhëtimin e Napolit drejt qytetit verior të Italisë dhe sot futbollistët do të bëjnë tamponët e radhës, që janë të tretët brenda një jave. Situata e krijuar pritet të hapë polemika të mëdha.

Juventusi doli mbrëmë me një qëndrim dhe bënte me dije se do të zbriste në fushë, sipas programit. Napoli normalisht nuk mund të bëjë diçka të tillë prej autoriteteve shëndetësore, kurse Liga në anën tjetër doli me këtë vendim.

“Lega Serie A konfirmon se ndeshje Juventus-Napoli, e vlefshme për javën e tretë të Serie A, mbetet e planifikuar për më 4 tetor, prej orës 20:45”, shkruhet në njoftimin e bëtë nga Lega Serie A. Kjo krijon një precedent, që në të ardhmen mund ta fusë garën në kaos. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!